Maqedoni
Talat Xhaferi: Gjykatat përgjegjëse nëse Veljanovski ikën
27.02.2019 16:43
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në takim me gazetarët tha se kuvendi nuk kishte kushte për votim....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në takim me gazetarët tha se kuvendi nuk kishte kushte për votim që t’i merret imuniteti ish-kryeparlamentarit dhe deputetit aktual, Trajko Veljanovskit. Siç tha Xhaferi, nuk ka pasur çfarë vendimi të vendosë në votim në bazë të së cilit do të votohej.
Raporti i votave “për” dhe “kundër” marrjes së imunitetit në Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit ishte 4:4, që, siç tha Xhaferi, nënkupton se nuk kishte përfundim as “për” e as “kundër” marrjes së imunitetit. Kuvendi vendimin e merr në bazë të përfundimit të Komisionit, ndërsa të tillë në këtë rast nuk kishin, sqaroi Xhaferi. Ai gjithashtu tha se në bazë të raportit ishte i detyruar që të caktojë seancë. Për këtë, Xhaferi tha se e ka njoftuar Gjykatën Penale.
Lidhur me deklaratën e prokurores, Villma Ruskoska, se Kuvendi do të jetë përgjegjës për arratinë eventuale të Veljanoskit dhe Lupço Dimovskit, të cilit gjithashtu nuk i është marrë imuniteti, Xhaferi thotë se përgjegjëse do të jenë gjykatat, sepse ato duhet ta sigurojnë praninë e të akuzuarve. “Ajo që duhet të bëj unë është që të mbaj llogari për punën e Kuvendit në bazë të procedurave”,- sqaroi Xhaferi.
Kryeparlamentari njoftoi se Kuvendi nuk do të punojë nga 1 prilli, kur edhe fillon fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale, por lë mundësi të thërrasë seancë nëse paraqitet nevojë e menjëhershme.
NAIM RAMADANI
