KOSOVË-SERBI
BE ndihmon ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare Kosovë-Serbi
25.08.2014 09:48
Me ndihmën e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia do të nisin ndërtimin e pikave të përbashkëta dhe të përhershme kufitare mes dy vendeve....

Ndërtimi i pikave të përbashkëta kufitare është si rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Që nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, autoritetet e Kosovës, si Policia dhe Dogana, kanë filluar të aplikojnë ligjet dhe kontrollet e njëjta si në të gjitha pikat e tjera kufitare në Kosovë. Këtë e konfirmojnë për RTK-në, zyrtarë te policisë dhe Doganës në Jarinje.
Marrëveshja për Menaxhimin e integruar të Kufirit shihet si mundësi e mirë për integrimin e veriut, brenda shtetit të Kosovës.
