Botë

Turqia nis manovrat më të mëdha detare në historinë e vendit

27.02.2019 21:25

Ankaraja zyrtare është duke zhvilluar manovrat më të mëdha detare të historisë së saj me pjesëmarrjen e mbi 100 anijeve...

Ankaraja zyrtare është duke zhvilluar manovrat më të mëdha detare të historisë së saj me pjesëmarrjen e mbi 100 anijeve njëkohësisht në tre detet që e rrethojnë.
 
Manovrat katër ditore të quajtura “Atdheu i kaltër 2019” filloi me pjesëmarrjen e 103 anijeve në Detin e Zi,  atë Egje dhe Mesdheun Lindor.
 
Stërvitja ishte planifikuar gjashtë muaj më parë në përputhje me rregullat e NATO-s.
 
Flota përbëhet nga 13 fregata, 6 korveta, 16 anije sulmuese, 7 nëndetëse, 14 anije patrullimi dhe shumë të tjera.
 
Stërvitja koordinohet nga Qendra e Komandës së Luftës Detare dhe do të zgjasë deri më 2 mars.