Eshton: Takimi i ardhshëm Putin-Poroshenko mundësi për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë
Takimi i ardhshëm në Minsk mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko, është mundësi e mirë për zgjidhjen e krizës ukrainase.........

Takimi i ardhshëm në Minsk mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Petro Poroshenko, është mundësi e mirë për zgjidhjen e krizës ukrainase, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Ketrin Eshton në Forumin evropian në qytetin austriak Alpah, transmeton ITAR-TASS.
"Nuk do të flasë shumë për takimin e ardhshëm në Minsk, por kjo është mundësi, që nuk duhet të lëshohet" theksoi Eshton.
Sipas Eshton, Ukraina duhet në mënyrë shtesë të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë, ashtu edhe me vendet e tjera të BE-së.
"Ky është vendi juaj dhe ju merrni vendime. Ju e zgjodhët presidentin tuaj dhe rrugën përmes të cilës do të ecni para. Keni nevojë nga marrëdhëniet e mira me fqinjët evropian dhe Rusinë" deklaroi Eshton, transmeton ITAR-TAS.
Këshilli ukrainas për siguri kombëtare dhe mbrojtje kumtoi se numri i ushtarëve ukrainas të vrarë në Ukrainën lindore nga ana e separatistëve arrin 722.
