Maqedoni

Parashikimi i motit

28.02.2019 09:02

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë....

Moti sot do të jetë i ngrohtë dhe me periudha me diell. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej -5 gradë deri në 2 gradë Celsius ndërsa ajo e ditës prej 9 deri 15 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit zero gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë 13 gradë Celsius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me rritje të temperaturave.