Botë
Hanoi, samiti Trump me Jong-un përfundoi pamarrëveshje
28.02.2019 11:01
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean...

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri verikorean, Kim Jong-un nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje në samitin e dytë të mbajtur në Hanoi.
“Asnjë marrëveshje nuk është arritur në këtë kohë, por ekipet e tyre përkatëse shpresojnë të takohen në të ardhmen”, tha zëdhënësja Sarah Sanders.
Kishte disa shpresa se palët do të njoftonin një marrëveshje mbi çështjen e çarmatimit bërthamor. Kim kishte thënë se prezenca e tij tregonte gatishmërinë e tij për denuklearizim. “Nëse unë nuk jam i gatshëm ta bëj këtë, nuk do të isha këtu tani”, u tha ai gazetarëve të enjten. “Kjo mund të jetë përgjigja më e mirë që keni dëgjuar ndonjëherë”, ishte përgjigjur Trump.
Programi origjinal i Shtëpisë së Bardhë për këtë ditë kishte planifikuar “Ceremoninë e Nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët” si dhe një drekë pune për të dy liderët, por kjo axhendë ndryshoi papritmas pasi të dyja palët anuluan prezencën. Samiti i dytë përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në përmbajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në fund të vitit 2017, të dy liderët ishin duke shkëmbyer kërcënime, ku Trump e quajti Kim “njeriu i vogël raketë ”e ky i fundit i pati thënë Trump “njeri me gjendje te dobët mendore”.
