KUVENDI I MAQEDONISË

Ndryshimet kushtetuese dhe rebalanci para deputetëve

25.08.2014 09:58

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë, sot filluan punën e tyre pas pushimeve verore...

Ata që në fillimin e sezonit të ri parlamentar do të kenë përballë shtatë projekt–amendamentet e Kushtetutës, që sërish kanë hyrë në procedurë parlamentare. Për sot, janë caktuar disa seanca të komisioneve parlamentare, mes tyre edhe Komisioni për Çështje Kushtetuese.

Parlamenti, dy ditë më pas duhet të deklarohet për to dhe pasi që të miratohet, sërish shkojnë në debat 30 ditësh dhe më pas Qeveria përsëri deri te Parlamenti do të dërgojë projekt–amendamentet, ku janë përfshirë vërejtjet dhe propozimet plotësuese nga debati. Tërë procedura për miratimin e këtyre ndryshimeve, pritet të përfundojë në fund të tetorit.

Një muaj më parë, Parlamenti miratoi propozimin për qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës.

Ndryshimet e Kushtetutës janë për  këto çështje: martesa definohet si bashkësi mes burrit dhe gruas, saktësim të rregullave fiskale në buxhetin me kufizim të deficitit buxhetor prej 3 % dhe të borxhit publik prej 60 % nga prodhimi vjetor i vendit, ndryshimi i emrit të Bankës Popullore në “Banka e Maqedonisë”, aplikimi i institutit “Ankesa Kushtetuese”, ndryshimi i përbërjes së Këshillit Gjyqësor, ndryshime të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit Gjyqësor për zgjedhje të gjykatësve, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për gjykatësin ose kryetarin e Gjykatës dhe sjellje të kompetencës për vendosje për ankesat e vendimeve të Këshillit për Prokurorë Publik për zgjedhje të prokurorëve publik, shkarkim ose sanksion tjetër i shqiptuar disiplinor për prokurorin publik nga ana e Gjykatës Kushtetuese, krijim të mundësisë kushtetuese për formim të zonës financiare, qasje drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të definimit të Entit Shtetëror për Revizion si kategori kushtetuese.