Promovohet sigurimi inkluziv, rritje për 10% në polisat tradicionale të sigurimit

28.02.2019 15:50

Sektori i sigurimeve vjet ka pasur vitin më të suksesshëm në dhjetë vitet e fundit...

Sektori i sigurimeve vjet ka pasur vitin më të suksesshëm në dhjetë vitet e fundit. Kompanitë kanë realizuar rritjen e të ardhurave nga polisat e sigurimit prej 10 për qind. Do të zbatohet edhe sigurim inkluziv, me çka në mënyrë plotësuese do ndikohet në zhvillimin e tregut, thonë nga Këshilli.

“Ne për momentin kemi produkte sigurimi tradicional, të cilat i përdorin më shumë vendet e zhvilluara. Koncepti i sigurimit inkluziv në parim do të thotë krijimi i prodhimeve me sigurim të limituar, me qëllim që personat që shfrytëzojnë sigurimin e thjeshtë, të njohin beneficionet e këtij sigurimi dhe më tej të fillojnë sigurimin e produkteve tradicionale”,- tha kryetari i Këshillit për Mbikëqyrje të Sigurimit, Klime Popovski.

Përvojat e Rumanisë tregojnë se sigurimi klasik është treguar jofleksibil me deklaracionet për pagesë, përvojë që është treguar si e vështirë për vendet në zhvillim.

“Sigurimi inkluziv është e kundërta e sigurimit klasik, kërkesat paguhen pa kontrolle, d.m.th. kjo metodë e bën sigurim të ketë qasje edhe për njerëzit që janë frikuar të blejnë ndonjë lloj të sigurimit”,- tha ekspertja e sigurimit, Renata Delirs.

Vitin e kaluar është rritur dukshëm edhe pagesa e dëmshpërblimeve, numri i parashtresave nuk është rritur, çka është edhe vërtetim për punën e suksesshme të kompanive të sigurimit. (Flutura Latifi, TVM2)