Dançila: Pro zgjerimit të BE-së, vazhdoni reformat, Zaev: Punojmë me përkushtim në reformat

28.02.2019 17:09

Rumania ka filluar procedurat për ratifikimin e protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO....

Rumania ka filluar procedurat për ratifikimin e protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Kryeministrja e Rumanisë, Viorika Dançilla, njoftoi me ecurinë e kësaj procedure kryeministrin, Zoran Zaev, dhe zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Bujar Osmanin, që ndodhen në Bukuresht. Rumania rikonfirmon pozicionin për zgjerimin e BE-së në bazë të meritave individuale shtetërore, por inkurajoi vendin tonë të vazhdojë edhe me realizimin e reformave.

“Shtatë muaj pas vizitës sime në Shkup, atje janë shënuar ndryshime të dukshme. E urova kryeministrit Zaev për përparimin impresiv që ka realizuar, për energjinë dhe guximin. E sigurova për përkrahjen e plotë të Rumanisë që Maqedonia e Veriut të bëhet sa më shpejt anëtarja e 30 e Aleancës së NATO-s”,- tha kryeministrja e Rumanisë, Vioirika Dançila.

Kryeministri  Zaev e siguroi Rumaninë, si udhëheqëse me BE-në, se Maqedonia e Veriut do t’i implementojë ligjet që kërkohen në kuadër të reformave për integrim në BE.

“Para 11 viteve, pikërisht këtu në Bukuresht u lëshua mundësia historike për aderim të vendit tonë në Aleancë. Sot në themelet e së kaluarës ndërtuam ardhmëri. Maqedonia e Veriut është në rrugën atlantike. E dimë se është me rëndësi implementimi i ligjeve dhe se duhet të dëshmojmë rezultate në reformat kyçe dhe për këtë me përkushtim punojmë në realizimin e këtyre detyrave”,- - tha kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.

Maqedonia e Veriut dhe Rumania janë të interesuara të bashkëpunojnë edhe në fushën ekonomike, të biznesit, arsimit dhe kulturës, dhe kjo, sipas tij, do të arrihet përmes një marrëveshjeje mes vendit tonë dhe Rumanisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)