Anëtarësimi i RMV-së në NATO, Mali i Zi të premten ratifikon protokollin
28.02.2019 17:30
Kuvendi i Malit të Zi ka vendosur në rend të ditës për 1 mars të vitit 2019 edhe ratifikimin e Protokollit....

Kuvendi i Malit të Zi ka vendosur në rend të ditës për 1 mars të vitit 2019 edhe ratifikimin e Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në seancën plenare ku do të votohet ratifikimi do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, në suaza të vizitës Xhaferi do të ketë edhe takim dypalësh me nikoqirin e tij, kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.
