Samiti në Vietnam, takimi Trump - Jong Un përfundon pa marrëveshje
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi koreano-verior, Kim...

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi koreano-verior, Kim, kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje për denuklearizimin e gadishullit Korean, pas samitit të dytë mes tyre në Vietnam.
Ata diskutuan mënyra të ndryshme sesi të avancohen konceptet e denuklearizimit dhe ato ekonomike Megjithatë, asnjë marrëveshje nuk u arrit në këtë takim.
Dy ekipet respektive shohin nga e ardhmja për një takim të radhës, njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë.
Dështimi i një marrëveshjeje bëri që të dështojë edhe ceremonia e përbashkët e parashikuar në fund të takimit, dy udhëheqësit nuk morën pjesë as në drekën e përbashkët të parashikuar më herët, por menjëherë pas takimit u kthyen në hotelet respektive. Lajmi për ndryshimet në agjendë shkaktuan rënie të vlerës së Koresë së Jugut dhe tronditi tregjet rajonale aziatike të bursave.
Shtetet e Bashkuara kërkojnë që Koreja e Veriut të dorëzojë të gjithë arsenalin bërthamor dhe të heqë dorë nga programet raketore. Peniani kërkon heqjen e sanksioneve amerikane, sikurse edhe mbështetjen bërthamore për aleatët aziatikë si Koreja e Jugut apo Japonia.
Ky ishte samiti i dytë mes dy krerëve të shteteve, pas atij të parit në Singapor, në qershor të vitit të kaluar.
