Anëtarësimi i RMV-së në NATO, Mali i Zi të premten ratifikon protokollin

01.03.2019 09:31

Kuvendi i Malit të Zi sot do ta ratifikojë Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO....

Kuvendi i Malit të Zi sot do ta ratifikojë Protokollin për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në seancë plenare, në të cilën do të votohet për ratifikimin, do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Siç është paralajmëruar, Xhaferi do të ketë edhe takim dypalësh me nikoqirin e tij, kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq.

Kryeministri malazez, Dushko Markoviq, në prag të ratifikimit të Protokollit, deklaroi se ky hap i Podgoricës, e konfirmon mbështetjen e deritanishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila do të jetë faktor shtesë për stabilitetin në rajon dhe perspektivën e saj euro-atlantike.

Mali i Zi është anëtare e Aleancës që nga viti 2017. Protokollin për anëtarësim në NATO e para e ka ratifikuar Greqia, ndërsa deri më tani këtë e kanë bërë edhe Sllovenia, Shqipëria dhe Bullgaria.