Gjykimi për rastin “Monstra”, me dyer të mbyllura
Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”...

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”, i cili edhe kësaj radhe do të mbahet me dyer të mbyllura.
Në seancë do të publikohen provat e marra nga masat e veçanta hetuese, respektivisht komunikimet që i ka siguruar MPB në vitin 2012, përmes përgjimeve të telefonave celular të të akuzuarve.
Rastin e udhëheq gjykatësi, Ognen Stavrev, dhe gjendet në procedurë dëshmuese. Rasti “Monstra” në muajin shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e mori PSP-ja.
Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smilkovës, më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë 5 persona, me burg të përjetshëm u dënuar Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Në dhjetor të vitit 2017, Gjykata Supreme të dënuarve ua shfuqizoi masën e aktgjykimit dhe i liroi duke u caktuar masën e kujdesit.
Pas heqjes së akt-gjykimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.
