10 të vdekur në një tempull indian
25.08.2014 12:36
Një ikje në rrëmujë ka vrarë së paku 10 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë në shtetin qendror indian të Madia Pradesh, derisa pelegrinët ishin mbledhur rreth një tempulli.....

Zyrtarët thonë se mijëra besimtar të devotshëm hindu, ishin mbledhur në tempullin që gjendet rreth një pylli në rajonin e Chitrakootit, kur janë këputur litarët që ishin vendosur për të kontrolluar masën, duke rezultuar kështu në vrapim në rrëmujë.
India e ka një histori të gjatë me vrapimet vdekjeprurëse në rrëmujë gjatë festivale fetare.
Në tetor të vitit 2013, mbi 110 besimtarë të devotshëm janë shtypur për vdekje apo janë mbytur në ujë afër tempullit Hindu në Madia Pradesh.
