Delegacioni i PE-së për vizitë në RMV

01.03.2019 10:28

Një delegacion i Parlamentit Evropian po qëndron në Shkup...

Një delegacion i Parlamentit Evropian po qëndron në Shkup, i cili pritet të japë vlerësime për progresin e vendit në drejtim të reformave  evropiane, si dhe gatishmërinë për bisedimet e mundshme për inkuadrim në BE.

Shtatë përfaqësues nga Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropian, të kryesuar nga eurodeputeti estonez, do të takohen me udhëheqësinë politike, opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë qytetare.

Siç kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup, eurodeputetët, gjithashtu, do të vizitojnë projektin e financuar nga BE, që të shohin se si fondet evropiane funksionojnë në praktikë.

Në kuadër të vizitës, eurodeputetët Flekenshtajn dhe Kukan do të realizojnë takime edhe me nënkryetarin e Parlamentit, Vesel Memedin.