Presidencialet, LSDM edhe BDI do të shpallin emrin e kandidatit

01.03.2019 11:19

LSDM dhe BDI duhet ta publikojnë emrin e kandidatit të përbashkët presidencial...

LSDM dhe BDI duhet ta publikojnë emrin e kandidatit të përbashkët presidencial për të cilin arritën marrëveshje liderët e dy partive, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.

Siç u paralajmërua paraprakisht, deri në publikimin e emrit të kandidatit vijojnë konsultimet për inkuadrimin edhe të Alternativës dhe PDSH-së, si dhe të partive tjera. Pas vendimeve të liderëve nga koalicioni qeveritar LSDM dhe BDI, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, për kandidat të përbashkët, në mediat filluan të qarkullojnë disa emra, si Nikolla Dimitrov, Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski dhe Radmilla Shekerinska.

Ahmeti, pas takimit dy ditë më parë me liderin e LSDM-së, Zaev, tha se emri i kandidatit për president do të bëhet publik gjatë ditës së sotme.

Raundi i parë zgjedhor për zgjedhjet presidenciale do të mbahet më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj të këtij viti.