Vjenë, takimi Zaev-Kurc, Zaev: Austria mbetet mike e Maqedonisë së Veriut

01.03.2019 11:24

Pas vizitës në Rumani, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, qëndroi në Vjenë...

Pas vizitës në Rumani, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, qëndroi në  Vjenë, ku realizoi takim pune me kryeministrin austriak, Sebasitjan Kurc.

Gjatë takimit, Zaev ka theksuar se alternativa e vetme për Maqedoninë e Veriut është anëtarësimi në Bashkimin Europian.

Kryeministri austriak, Sebastijan Kurc, ka thënë se pas zgjidhjes së suksesshme të kontestit të emrit me palën greke, Austria shpreson se sivjet Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Kurc ka shtuar se Austria do të vazhdojë më tej të mbështesë  Maqedoninë në rrugën e saj euro-atlantike.

Kryeministri Zaev ishte i ftuari i posaçëm i kancelarit austriak, Sebastian Kurc, në Ballon e Vjenës.