Incident i armatosur në Strugë, një person i vrarë dhe një i plagosur
01.03.2019 11:27
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Strugë....

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Strugë, ku një person është vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poum të Strugës në Maqedoninë e Veriut, ku autori me iniciale U. B., 22 vjeç, ka qëlluar me armë ndaj disa personave.
Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur 23-vjeçari Z. B., ndërsa është plagosur shoku i tij V. B., i cili është dërguar në spitalin e Strugës.
Gjithashtu bëhet me dije se autori, pasi ka qëlluar me armë, është vetë-dorëzuar në polici.
