Venezuelë, Guaido i gatshëm të kthehet në vendlindje
Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido....
Lideri i opozitës në Venezuelë, Huan Guaido, tha të enjten se planifikon të kthehet në vend përkundër kërcënimeve kundër tij dhe familjes.
Duke folur para mediave pas takimit me presidentin e Brazilit, Guaido tha se nuk ka asnjë mundësi të dialogut me qeverinë e presidentit të kontestuar, Nicolas Maduron, pa e përfshirë në bisedime edhe çështjen e zgjedhjeve.
Presidenti i Brazilit, tha se shpreson në rikthimin e një Venezuele “të lirë, demokratike dhe prosperuese”.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të votojë dy rezoluta të kundërta për Venezuelën. Njëra është e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe mbështet liderin e opozitës, Huan Guaido, dhe tjera nga Rusia, që mbështet presidentin e kontestuar, Nicolas Maduron.
Shtetet e Bashkuara përkrahin liderin opozitar, Juan Guaidon, i cili ka shpallur veten president të përkohshëm, derisa Rusia është e lidhur me Maduron.
