Izrael, Netanjahu nën akuzë për korrupsion

01.03.2019 11:31

Avokati i përgjithshëm i Izraelit ka ndërmend të padisë kryeministrin, Benjamin Netanjahu...

Avokati i përgjithshëm i Izraelit ka ndërmend të padisë kryeministrin, Benjamin Netanjahu, për akuza që lidhen me korrupsionin.

Netanjahu do të përballet me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit në lidhje me 3 raste.

Kryeministri pretendohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenët e pasur dhe ka dhënë favore për të kërkuar një mbulim më të favorshëm në gazeta. Netanjahu, i cili përballet me zgjedhjet në prill, ka mohuar çdo keq-bërje.

Ai ka thënë se është viktimë e një "gjuetie shtrigash" të të majtëve që synojnë ta rrëzojnë atë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, të kundërshtuara më 9 prill.