Maqedoni

Jakimovski: Ndërtimet pa leje janë vepër penale

01.03.2019 16:44

Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje do të thotë amnisti....

Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje do të thotë amnisti, sepse kjo është vepër penale dhe duhet sanksionuar, vlerëson kryetari i Odës së Ndërtimtarisë, Ivica Jakimovski. Sipas tij, në këtë mënyrë më shumë nxitet ekonomia e zezë, e cila vazhdon të shënojë rritje.  
 
“Nuk ka kompani ndërtimore që ndërton në të zezë, pse kjo është vepër penale. Gjithçka që ndërtohet pa leje, që është ndërtim i paligjshëm, është vepër penale. Me sjelljen e Ligjit për legalizim, legalizohet diçka që është ndërtuar pa leje. Shteti ofron një mundësi që të legalizohen objekte në të cilat kanë marrë pjesë individë. Në të vërtetë, me këtë vetëm konfirmohet se bëhet fjalë për ndërtim të paligjshëm, e jo për ndërtimtari. Nuk është e mundur një kompani e regjistruar ndërtimore të ndërtojë objekt të paligjshëm. Në objektet e paligjshme nuk merr pjesë asnjë kompani ose investitor që është anëtar i Odës tonë”,- deklaroi kryetari i Odës së ndërtimtarisë, Ivica Jakimovski.
 
Nga Oda Ndërtimore kërkojnë nga autoritetet që të sigurojnë infrastrukturën e përshtatshme për të cilën investitorët paguajnë. Gjithashtu kërkohet zgjidhje e shpejtë e problemit me planet e detajuara urbanistike, të cilat i ka shfuqizuar Gjykata Kushtetuese, sepse kompanitë pësojnë dëme të mëdha. 
 
REJHANE BUSHI METAJ