Maqedoni
Xhes Bejli largohet nga RMV, ambasadore e re e ShBA-ve Kejt Meri Burns
01.03.2019 17:25
Ambasadori i deritanishëm i ShBA-ve, Xhes Bejli, largohet nga vendi pasi zyrtarisht e përfundoi mandatin....

“Faleminderit Maqedonisë së Veriut për mikpritjen, miqësinë dhe mirësinë. Deri herën tjetër – mirupafshim”,- ka shkruar Bejli në profilin e tij në Twitter, me çka zyrtarisht largohet nga detyra në të cilën ishte emëruar nga dhjetori i vitit 2014.
Pas largimit nga vendi, Bejli do të pensionohet nga Departamenti i Shtetit pas plot 34 viteve stazh pune. Pasardhëse e Bejlit është Kejt Meri Burns, e cila deri tani ka punuar si këshilltare në marrëdhënie me publikun në Ambasadën e ShBA-ve në Spanjë, përfaqësuese e lartë civile e Departamentit të Shtetit në grupin operativ Baston/Branko në Aeroportin e Xhalalabadit në Afganistan dhe këshilltare në marrëdhënie me publikun në Misionin e SHBA-ve në NATO.
Burns është magjistre në Universitetin Xhorxhtaun të Uashingtonit. Flet gjuhën spanjolle, hungareze dhe atë turke. Nga shtatori i vitit 2017 ajo punon në pozitën e zëvendësambasadores në Ambasadën e ShBA-ve në Greqi.
