Maqedoni

Dimitrov në Forumin ekonomik në Delfi, takime me Palmerin, Kotxiasin dhe Katrugalosin

01.03.2019 17:37

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, në margjinat e Forumit ekonomik në Delfi, Greqi

Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, në margjinat e Forumit ekonomik në Delfi, Greqi, ka pasur takim me zëvendës-ndihmës-sekretarin shtetëror të SHBA-së, Methju Palmer, ambasadorin amerikan në Athinë dhe me ministrin grek të punëve të jashtme, Nikos Koxias.
 
“Ardhmëria e miqësisë, bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti strategjik në të gjitha sektoret është hapur. Rajoni ynë është krenar në historinë e vet. Por, me Marrëveshjen e Prespës, tani mundemi të krenohemi edhe me arritjet në kohën tonë”,- ka shkruar Dimitrov në Twiter pas takimit me Koxiasin.
 
Dimitrov pritet të takohet edhe me shefin e diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos. Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar burimeve diplomatike, publikoi se fokusi i takimit do të vendoset në implementimin e Marrëveshjes nga Prespa, “si dhe në problemet teknike dhe praktike të cilat për çdo ditë paraqiten gjatë zbatimit”. Ministri, Nikolla Dimitrov, në kuadër të forumit në Delhi, do të ketë edhe takime tjera bilaterale.
 
NAIM RAMADANI