Maqedoni
Kandidati konsensual, LSDM dhe BDI sonte caktojnë kandidatin
01.03.2019 18:12
Sonte pritet të bëhet e ditur se kush do të jetë kandidati i përbashkët i partive në pushtet që do të garojë për president të vendit....

Për këtë qëllim rreth orës 20 është paraparë një takim i krerëve të partive që e mbështesin kandidatin konsenzual, nga i cili kryeministri, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se mund të dalë edhe emri i kandidatit.
Gjatë ditës, LSDM, BDI dhe partitë tjera kanë realizuar edhe konsultime brendapartiake.
