Maqedoni
Rasti "Monstra", vazhdon gjykimi me dyer të mbyllura për opinionin
01.03.2019 18:22
Gjykimi për rastin "Monstra" edhe këtë herë ka vazhduar me dyer të mbyllura....

Gjykimi për rastin "Monstra" edhe këtë herë ka vazhduar me dyer të mbyllura për opinionin për shkak të prezantimit të dëshmive të siguruara në bazë të masave të veçanta të sigurisë. Bëhet fjalë për biseda telefonike të realizuara mes të akuzuarve në periudhën kur ka ndodhur vrasja.
Gjykatësi, Ognen Stavrev, para fillimit të seancës, njoftoi se do të kërkojë takim me ministren e drejtësisë, Renata Deskoska, lidhur me ekstradimin e dy të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, që ndodhen në Kosovë, të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në prill të vitit 2012 në afërsi të liqenit të Smillkovcës.
Rigjykimi i rastit "Monstra" ka filluar në shkurt të vitit të kaluar, pasi rastin e mori Prokuroria Speciale Publike. Vendimin e shkallës së parë dhe të dytë për këtë rast, ku të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm, anuloi Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017, pas çka të akuzuarit u liruan të mbrohen në liri.
FLORIJE BELULI KAMBERI
