Maqedoni
Zaev: LSDM e nominon Stevo Pendarovskin për president
01.03.2019 20:57
Stevo Pendarovski është nominuar nga LSDM-ja si kandidat i përbashkët për president....

Këtë e bëri të ditur vet kreu i kësaj partie Zoran Zaev pas takimit me strukturat partiake të LSDM-së. Partia dhe të gjithë kandidatet tjerë janë përcaktuar për Pendarovskin si kandidat presidencial, tha Zaev I cili aktualisht ndodhet në takim me të gjithë partneret e koalicionit në kërkim të mbështetjes që Pendarovski të jetë kandidat I përbashkët.
“Stevo pendarovski është kandidat mbipartiak, besoj se edhe ne partit politike do të dëshmojmë para qytetarëve se kemi guxim sepse para së gjithash egzistojmë për qytetarët shtetin dhe ardhmërinë, njeri që i bashkon të gjitha bashkësit etnike, njeri që beson në këtë politikë, në integrime në politikën një shoqëri për të gjith, njeri që besoj se do ta kryej jashtëzakonisht mirë detyrën e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kur 31 parti politike shqyrtojnë personalitet për të qenë prapa atij personaliteti vet procesi duhet të jetë jashtëzakonisht i kujdeshsëm, pasi është me rëndësi që secili anëtarë i udhëheqësisë së atyre partive duhet respektuar”, deklaroi Zaev.
