Maqedoni

Zaev: Pendarovskin kandidat i shimicës për president; Ahmeti: Pendarovski më i përkrahur te shqiptarët

01.03.2019 22:03

Stevo Pendarovski është nominuar i shumicës për president....

Këtë e bëri të ditur kreu i kësaj partie kryeminsitri Zoran Zaev pas takimit me liderët e partive tjera të koalicionit. Zaev me këtë rast tha se për here të pare në histrinë e vendit presidenti do të jetë konsenzual, prapa të cilit do të qëndrojnë të gjitha bashkësitë. 
 
 “Të nderuar qytetarë u bashkuam sërish të gjithë, maqedonas, shqiptarë, romë vllahë dhe të gjithë të tjerët.  Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, të ndryshmit mbështesin kandidat të përbashkët, qëndrojmë të gjith prapa Stevo Pendarovskit, mbi partiak, evorpjan qytetar, mik dhe presient i të gjtith qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Stevo është njeri që ka vendosur të tërheq përpara. LSDM dhe partit tjera politike këtë vendim duhet ta miratojnë edhe në organte dhe trupat partiake që të jetë përfundimtare. Më vjen mir se sonte 31 parti politike qëndrojnë prapa kësaj candidature. Ky është guxim zemërgjërsi madhështi, ky është patriotizëm dhe atdhedashuri. Kjo sonte është vedim historik për Republikën e Maqedonisë së veriut”, tha Zoran Zaev.
 
“Janë bërë anketime me të gjith kandidatët dhe Zoti pendarovsi doli më mir,  përkrahje më të madhe ka pasur te elektorati shqiptar”, tha Ali Ahmeti.
 
Prapa kandidaturës së Pendarovskit qëndrojnë 31 parti politike përfshi edhe tri aprtitë shqiptare BDI-në, PDSH-në dhe Alternativa.