Maqedoni

Dimitrov në forumin ekonomik në Delfi, takime me Palmerin, Kotxiasin dhe Katrugalosin

02.03.2019 12:19

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në margjinat e Forumit ekonomik në Delfi, Greqi...

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov , në margjinat e Forumit ekonomik në Delfi, Greqi, ka takuar zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së, Methju Palmer, ambasadorin amerikan në Athinë, dhe me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias.

“Ardhmëria e miqësisë, bashkëpunimi i ngushtë dhe partneriteti strategjik në të gjitha sektoret është hapur. Rajoni ynë është krenar në historinë e vet. Por, me Marrëveshjen e Prespës, tani mundemi të krenohemi edhe me arritjet në kohën tonë”, ka shkruar Dimitrov në Tuiter pas takimit me Koxiasin.

Dimitrov pritet të takohet edhe  me shefin e diplomacisë greke, Jorgos Katrugallos. Fokusi i takimit do të vendoset në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, “si dhe në problemet teknike dhe praktike të cilat për çdo ditë paraqiten gjatë zbatimit”.

Ministri Nikolla Dimitrov në kuadër të forumit në Delhi do të ketë edhe takime tjera bilaterale.