Botë

Biden: Kosova ka përparuar falë lidershipit

02.03.2019 13:01

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, pas takimit me presidentin Thaçi në Konferencën e Sigurisë në Munih...

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, pas takimit me presidentin Thaçi në Konferencën e Sigurisë në Munih, i ka dërguar edhe një letër mbështetëse, ku ka shprehur përkrahjen e tij për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, që çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ish-zëvendëspresidenti amerikan ka shkruar se kjo do të ishte një arritje e rëndësishme.

“Ju e dini se përkushtimi im ndaj Kosovës është personal dhe i thellë, dhe unë do të vazhdojë të qëndrojë afër gjithë popullit të Kosovës, përderisa ju përmbushni angazhimin tuaj për një të ardhme më të ndritur”, ka shkruar ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden.