Maqedoni

Presidencialet, analistët: Garë midis pro/kundër marrveshjes së Prespës

02.03.2019 14:27

Në garën për presidenciale do të dominojnë çështjet për të cilat ka përplasje të vazhdueshme në skenën politike...

Në garën për presidenciale do të dominojnë çështjet  për të cilat ka përplasje të vazhdueshme në skenën politike, konsideron profesori universitarë Nano Ruzhin. Sipas tij në qendër të akuzave do të jetë Marrveshja e Prespës.  
 
“Fushata nuk do të jetë fushatë me anë të së cilës do të pasqyrohej rruga e përgjegjësive që i takojnë një kandidati presidencial  përkatësisht një presidenti të ardhshëm por do të zgjërohet me një varg çështjesh me të cilat merret pushteti ekzekutiv dhe legalitetin e zgjedhjeve. Do të dominojnë çështjet që dalin nga MO, problemet nga qeverisja e shumvjeçare e VMRO-DPMNE, ngjarjet e 27 prillit dhe aferat për të cilat dy partitë akuzhen mes veti. Marrëveshja e Prespës do të jetë në qendër të akuzave dhe kundërakuzave pasiqë nga njëra anë VMRO-DPMNE do të paraqitet me tezën se është shitur identiteti dhe nga tjetra anë LSDM e cila do të thotë se është arritur marrveshje e mirë e cilia i ka hapur dyert për BE dhe NATO”, shprehet analisti Nano Ruzhin. 
 
Për sociologun  Skender Iseni e rëndësishme është që fillimisht institucionet e vendit të dëshmojnë kapacitet për të organizuar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Sipas tij fushatën e zgjedhjeve do ta dominojnë dy blloqe, pro dhe kundër Marrëveshjës së Prespës. 
 
“Në zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryesisht do të garohet në mes dy blloqeve kryesore, bllokut që  njifet si bllok proevropian, properëndimorë pro Marrëveshjes së Prespës, pro NATO dhe blloku tjetër që më veçështë i njohur për opinionin. Padyshim se do të ndikojënë edhe të themi përcaktiet programore dhe personaliteti të themi i  i atij që garon”, theksoi analisti Skender Iseni. 
 
Sipas bashkëbiseduesve nëse dallimi midis kandidatit të LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së në rrethin e parë është i madh , mund të ndodhë  që VMRO të ftojë në bojkot me çka do të rrezikohej arritja e pragut prej 40%, për tu zgjedhur presidenti i ri i vendit.
 
NAIM RAMADANI