Maqedoni
Zhvillimet politike në rajon, Mojsiu: Shqipëria mike e shteteve të ballkanit; Protestat e PD, nuk dëmtojnë bisedimet Kosovë-Serbi
02.03.2019 15:19
Analistët politik, dhe njohësit e mirë të rrethanave në rajon, konsiderojnë se protestat e opozitës në Shqipëri...

Analistët politik, dhe njohësit e mirë të rrethanave në rajon, konsiderojnë se protestat e opozitës në Shqipëri, nuk mund ta defokusojnë pozicionin e shtetit shqiptarë në proceset e rëndësishme, dhe vendimarrëse për shtetet e Ballkanit, aq më pak të dëmtojë procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Analisti politik Blerim Hyseni thotë se protestat e PD-së nuk mund të ndikojnë në në dialogun Kosovë-Serbi sepse të gjitha këto procese po zhvillohen më ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtarë. Ndërsa protestat e opozitës i konsideron si mjet i cili i ndihmon demokratizimit të shoqërisë shqiptare.
“Bisedimet Kosovë – Serbi janë të një niveli tjetër, dhe angazhimi I ndërkombëtarëve e në veçanti i SHBA-ve për këtë dialog është shumë më I madh, dhe kjo ka të bëjë me një relacion në mes dy shteteve, ndërsa protestat dhe zhvillimet në Shqipëri janë politikë e brendshme. Tek e fundit Shqipëria asnjëherë nuk ka pasur përpos tani që ka dallime rreth bisedimeve, kurë dihet fakti se opozita në Shqipëri edhe për sa i përket bisedimeve ka një qëndrim më tjetër nga kryeministri actual”, u shpreh analisti politik Blerim Hyseni.
Protestat në Shqipëri janë një e mirë që po I ndodhin shtetit shqiptarë, dhe çdo përpjekje për ta denigruar këtë protestë është jo-fitimprurëse dhe jo e shëndoshë për demokracinë shqiptare. Pushteti absolut që fitoi Edi Rama në zgjedhjet e fundit ka infektuar keq sistemin politik në Shqipëri, e në veçanti në procesin e integrimit të sajë në BE
Në këtë prizëm është edhe vlerësimi I ish presidentit shqiptar Alfred Mojsiu. Shqipëria ka qenë çdo herë mike e shteteve të Ballkanit, thotë ish presidenti Mojsiu.
Kosova është dhe do të mbetet në fokusin e politikave konstruktive të shtetit shqiptarë, pavarësisht zhvillimeve politike dhe përplasjeve mes pozitës dhe opozitës shqiptare.
Ai për TVM2 konfirmon mbështetjen e vazhdueshme që ka pasur qeveria shqiptare dhe vazhdon ta ketë ndaj të gjitha vendeve të rajonit. Shembulli më I mire sipas Mojsiut që e dëshmon këtë është mbështetja e vazhdueshme e qeverisë shqiptare ndaj Maqedonisë, madje edhe në kohërat kur vendi përballej në vazhdimësi me bllokada dekadëshe nga pala greke.
“Vërtet jemi në Ballkan por duhet të shkatërojmë ato vetitë e vjetra negative që e kanë kthyer Ballkanin mbrapa. Shqipëria gjithmonë ka qenë mike, dhe e ka ndihmuar Maqedoninë edhe atëher kurë I bëri bllokadën Greqia, shteti shqiptarë i vuri në dispozicion Maqedonisë Portin e Durrsit për të mos lënë pasoja kjo bllokadë, sepse qëllimi i bllokadës kjo ka qenë”, theksoi ish president i republikës së Shqipëris, Alfred Moisiu.
Të dy bashkëbiseduesit thonë se protesta si e drejtë e garantuar me kushtetutë nuk guxon ta mohojë askush , megjithatë protesta nuk guxon të shfaqë dhunë dhe incidente.
FITIM KRYEZIU
