Maqedoni

Kanditaura e Pendarovskit, pritet dritë jeshile nga kongresi i LSDM-së; Zaev: Prapa presidentit të përbashkët të gjitha bashkësitë; Ahmeti: Pendraovski, i pranueshëm për shqiptarët; Mickoski: Pas nominimit të Pendarovskit qëdnron Zaev

02.03.2019 16:15

Partnerët e kolacionit qeverisës u dakorduan përfundimisht që kandidat i përbashkët i të gjitha partive...

Partnerët e kolacionit qeverisës u dakorduan përfundimisht që kandidat i përbashkët i të gjitha partive të jetë koordinatori aktual i Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski.
 
Por propozimi I shumicës për Pendarvoskin pritet të marrë dritë jeshile edhe në kongresin e LSDM-së që do të mbahet të dielën. Kreu I kësaj partie, Zoran Zaev theksoi se here të pare në histrinë e vendit presidenti do të jetë I përbashkët, prapa të cilit do të qëndrojnë të gjitha bashkësitë.
 
“Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, të ndryshmit mbështesin kandidat të përbashkët, qëndrojmë të gjith prapa Stevo Pendarovskit, mbi partiak, evorpjan qytetar, mik dhe president I të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Stevo është njeri që ka vendosur të tërheq përpara. LSDM dhe partit tjera politike këtë vendim duhet ta miratojnë edhe në organte dhe trupat partiake që të jetë përfundimtare”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Edhe kreu I ingegrist Ali Ahemti theksoi se sipas sondazheve Pendarovski është kandidati që gëzon mbështetjen e elektoratit shqiptar.
 
“Sigurisht që janë bërë anketime me të gjith kandidatët dhe z Pendarovsi doli më mirë,  përkrahje më të madhe ka pasur te elektorati shqiptar”, theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmneti. 
 
Edhe partitë tjera në pushtet si PDSH dhe Aletrantiva kanë dhënë mbështetje për Pendrovskin, ndrësa në mbledhjen e Kuvendit qendror të RDK-së, me unanimitet të plotë u konfirmua mbështetja për kandidatin e përbashkët konsensual.
 
“RDK vlerëson se mbështetja e kandidatit konsensual ndodh për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, dhe kjo kandidaturë ka kuptim të përkrahet dhe të votohet sepse nënkupton pranim të barabarësisë të të gjithë qytetarëve të vendit”, theksojnë nga RDK. 
 
Për kreun e opozitës Hristijan Mickoski nominimi I Pendraovskit për president shehet si zgjedhje e bërë nga vetë Zaev, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e prillit ‘zaevzmi’ do të merr përgjigjen e merituar.
 
“Unë jam I bindur në qytetarët e Maqedonisë, ata janë të guximshëm dhe të ndershëm dhe të cilët me 21 prill do t’ia japin goditjen e parë serioze ‘zaevizmit’, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme  të parakoshme parlamentare do të i japin goditjen e fundit. Pendrovski paraqet figure që përben pjesë në ‘zaevizmin’. Nuk kemi pritur diçka të ndryshme, është ai I njejti shabllon tradicional që e ka shkatërruar Maqedoninë në 27 vitet e fundit”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Pak ditë më pare kandiadurën e tij për president e shpalli edhe profesori Blerim Reka I cili më pas morit mbështejen edhe nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.
 
ZEKIRIJA MEXHITI