Maqedoni
Cipras: Marrëveshja e Prespës, kryevepër diplomatike
02.03.2019 16:49
Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se Marrëveshja e Prespës është një kryevepër diplomatike...

Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se Marrëveshja e Prespës është një kryevepër diplomatike e cila do të mbetet në histori sepse për herë të parë për një çështje dypalëshe në Ballkan kishte një vullnet politik për të mposhtur nacionalizmin në të dyja anët.
Ai tha se sot Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende fqinje që investojnë në miqësi, bashkëpunim dhe solidaritet dhe japin një shembull jo vetëm për Ballkanin dhe Evropën por për të gjithë botën.
Cipras gjathashtu deklaroi se së shpejti do të bëhet kryeministri i parë grek i cili do ta vizitoj Shkupin.
“Marrëveshja e Prespës nuk ishte një marrëveshje e lehtë. Unë do ta përshkruaja atë si një kryevepër diplomatike. Ishte një kryevepër diplomatike, sepse ishte një marrëveshje reciprokisht e dobishme, por pa dikënd që merrte 100 për qind të argumenteve të tij dhe askush, në të njëjtën kohë, nuk do të ndihej i turpëruar apo i nënçmuar” “Dëshiroj t’ju zbuloj, se shumë shpejtë do të bëhem kryeministri i parë grek, i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion. Dhe në mënyrë shtesë do të qasemi ndaj mbledhjes themeluese të këshillit të lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, me qëllim që t’i hulumtojmë mënyrat për thellimin e bashkëpunimit tonë për një sërë sferash me interes të përbashkët”, u shpreh kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras.
