Maqedoni

Hekurudha Kumanovë – Bellkovcë deri në fund të vitit, ndërsa deri në Bullgari më 2025

02.03.2019 17:11

8 kilometra vecmë kanë përfunduar dhe po punohet në pjesët e mbetura nga Hekurudha e Kumanovës deri në Bellakovcë...

Autoritetet të cilët inspektuan punimet në këtë pjesë theksuan se pengesat që i hasën me cështjen pronësorë te tokës tashmë janë tejkaluar.
 
“Problemet e mëdha janë  zgjidhur,që ne si Qeveri në vitin 2017 i kemi hasur. Këtë që na tha drejtori sot se janë përshpejtuar punimet këtë na e konfirmuan edhe krzerësit e punimeve dhe mbikëqyrësit”, u shpreh ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugarevski.
 
“Pjesa e madhe që ishte nën hipoteke dhe mezi arritëm ta zgjidhim ,dhe do të mund tash të fillojmë dhe të vazhdojmë pasiqë ajo pjesë ishte në mes të hekurudhës”, theksoi drejtori i Infrastrukturës së Hekurudhave, Irfan Asani. 
 
Punimet në fjalë mbështeten edhe nga financat evropiane.
 
“Më e shtrejtë është pjesa e fundit që është nëpër male pasiqë do të jetë nëpër tunele ajo është pjesa nga kriva Pallanka deri te kufiri dhe është paraparë të kushtojë 405 milion euro  dhe 60.8 milion euro do të jenë nga Ipa Fondet”, u shpreh zëvendëskryeministri për cështje ekonomike Koço Angjushev. 
 
Në drejtim të Bellakovcës është duke u bërë edhe sinjaliyimi si dhe punet e tjera të nevojshme. Hekurdha deri në bullgari disa herë gjatë vitit ishtë paralajmëruar  dhe anuluar nga agjendat e qeverisë, ajo pritet të përfundoj deri në vitin 2025.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI