Maqedoni

Arsovski: LSDM ka punësuar mbi 28 mijë anëtar të saj

02.03.2019 17:39

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka akuzuar sot se punësimet partiake dhe nepotizmi...

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka akuzuar sot se punësimet partiake dhe nepotizmi rrjedhin direkt nga kryeministri Zoran Zaev.
 
Ai ka prezantuar mesazhe telefonike, ku sipas tij, kryeministri konfirmon se janë punësuar mbi 28 mijë anëtarë partiak.
 
Ai ka thënë se maskat e LSDM-së dhe Zaevit moti kohë kanë ra. Sipas tij kjo është fytyra e vërtet e Zoran Zaevit dhe LSDM-së.
 
“I njejti Zoran Zaev,premtonte administratë profesionale, i njejti Zoran Zaev, akuzonte për kinse partizim në kohën e VMRO-DPMNE-së,tani vërteton se përmes LSDM-së prej se ka ardhur në pushtet janë punësuar mbi 28 mijë anëtar partiak.Pramamendoni njeriu i cili akuzonte për kinse partizim dhe administratë të mbingarkuar e njejta ajo administratë shtetërore ka partizuar mbi 28 mijë anëtarë partiak nga rradhët e LSDM-së”, u shpreh zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI