Maqedoni
Famijlarët e të humburve në protestë kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet
02.03.2019 18:03
Shpresa për ti gjetur të afërmet e tyre të zhdukur i bashkoi dhejtra persona para Kuvendit të Maqedonisë...

Bekir Asllani, babai i Arben Asllanit, që figuron i zhdukur që nga fundi i janarit, kërkon nga insitucionet që sa më shpejt të zbardhin fatin e djalit të të tij.
“Apeli im është deri tek minsitri Oliver Spasovski të jetë me serioz në këso situata pasi këto raste kanë filluar të shpeshtohen. Shoh në listë ka edhe shumë persona tjerë poashtu të humbur. Të formohet një grup pune që do të punoj në këto raste, të tegohen më profesional dhe të mos bëhemi ne detektiv që të endemi me muhabete të çarishisë apo kafenve”, u shpreh Bekir Asllani prind i të zhdukurit, Arben Asllani.
Edhe Maja Tërponska ka të njejtin ankth. Ajo ka tashmë 83 ditë që nuk ka asnjë informacion për djalin e saj të humbur Pino Sekondo.
Maja Tërponska prind i të humburit, Pino Sekondo
“Duam përgjegjësi se çfarë është punuar deri më tani, 83 ditë po lus të tregojnë atë video-inçizim dhe të shohim se kush kalon para me vetur para djalit tim dhe kush kalon pas tij me veturë. A është djali im brenda veturës? Kjo nuk dihet. Unë dua të jem e informuar, çfarë punojnë, çfarë bëjnë kompetentët?”, theksoi Maja Tërponska prind i të humburit, Pino Sekondo.
Sipas të dhënave zyrtare nga MPB deri në këto momente 132 persona konsiderohen si të zhdukur, ndërsa në faqen zyrtare të MPB-së egistojnë të dhëna dhe fotografi vetëm për 64 prej tyre.
ZEKIRIJA MEXHITI
