Maqedoni

Dimitrov takon Katrullagos, të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve

02.03.2019 18:27

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Jorgos Katrugallos realizuan takim...

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Jorgos Katrugallos realizuan takim në margjinat e Forumit ekonomik që mbahet në Delfi të Greqisë.

Dy diplomatët kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm, të paraparë me Marrëveshjen e Prespës. 

Me ftesë të themeluesit dhe kryetarit të Forumit ekonomik Delfi, e nën patronazhin e presidentit të Greqisë, Prokopis Pavlopulos, Dimitrov mbajti fjalim edhe në ngjarjen qendrore, e cila këtë vit iu përkushtua “Sfidës së rritjes inkluzive”.

Duke folur për kontestin e tejkaluar mes për emrin mes dy vendeve, tha se në krahasim  me vizitën e tij të parë në Athinë në qershor të vitit 2017, sot ka më shumë miq në Greqi.

Mund të jemi krenarë në atë që e kemi arritur sot dhe bota të thotë se lajme të mira vijnë nga Ballkani dhe se nuk ka asgjë më natyrore se ajo që dy vendet tona të jenë miq, të jenë afër, ta hapin ardhmërinë.

Nuk ishte e lehtë, të gjithë e dini këtë. Që të zgjidhni një problem që duket i pazgjidhur, duhet të jeni më kokëfortë se problemi.

Dhe duhet të jeni shumë kreativ dhe të keni shumë durim. Por, rezultati është shumë i mirë”, deklaroi shefi i diplomacisë I maqedonisë së veriut Nikolla Dimitrov. 

Ai gjithashtu theksoi se ekziston perspektivë reale që të gjithë së bashku në rajon ta arrijmë vizionin, i cili me ndihmën e Greqisë është vendosur para shumë viteve, dhe u riafirmua vitin e kaluar në Sofje, në samit tjetër BE-Ballkani perëndimor”.