Botë
Gjermani, zjarri përfshin banesën. 5 viktima, 4 prej tyre fëmijë
03.03.2019 12:16
Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Nyrenberg të Gjermanisë...

Si pasojë e një zjarri në banesë, 5 persona kanë humbur jetën.
Sipas autoriteteve, 4 prej viktimave janë fëmijë. Një ishte foshnjë dhe tre të tjerët, 4, 5 dhe 7 vjeç.
Mes viktimave ishte edhe një grua 34-vjeçare. Katër të rritur të tjerë mundën të largoheshin nga ndërtesa e djegur dhe u shtruan në spital me lëndime jo serioze për jetë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit./Top Channel
