Maqedoni

Vrasje në Tetovë, motivet akoma nuk dihen

03.03.2019 12:33

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në rrugën 29- nëntori në Tetovë...

Vrasje sipas dëshmitarëve ka ardhur nga pakujdesia e personit i cili ka kryer vrasjen.
 
Dëshmitar që kanë parë rastin nuk deshën të prononcohen para kamerave, por janë shprehur se i ndjeri  dhe kryesi i vrasjes bashkë me disa persona tjerë  kanë qenë të ulur në kafe dhe sipas tyre nuk ka pasur ndonjë nervozizëm që të shtyn deri në vrasje, ata theksuan se edhe i ndjeri dhe vrasësi kanë qenë shokë.
 
Dëshmitarët e rastit theksuan se me një herë pas ka ndodhur rasti kanë thirru policin dhe ndihmën e shpejtë të cilët kanë konstatuar edhe vdekjen e personit me iniciale A.A.
 
Me një komunikatë me shkrimë nga SPB-Tetovë, kanë theksuar se pas vrasjes personi me iniciale L.D është dërzuar në polici, por edhe dy të tjerë janë privuar nga liria.
 
“Mbrëmë (2-mars) rreth orës 23 e 55 minuta, në Stacionin policorrë Tetovë, është denoncuar se në objekt hotelerik në rrugën 29- nëntori në Tetovë, L.D. 46- vjeç nga Tetova, ka shtyr me armë zjarri ndaj personit A.A. nga Tetova, ku me të së bashku në njërën nga tavolinat kanë qëndruar ulur edhe disa persona tjerë dhe kanë konsumuar alkol. Personi L.D. është dorëzuar vetë në Stacionin Policorë, kurse lidhur me rastin janë privuar nga liria edhe dy persona, kurse një tjetër është paraqitur vetë në Stacion”, thuhet ne komunikaten e leshuar nga SPB Tetove.
 
Me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit A.A. është dorëzuar për obduksion, dhe punohet në zbardhjen  e plotë të rastit.