Botë

Tuz, për her të parë votohet për kryetar komune, ditë historike për shqiptarët e Malit të Zi

03.03.2019 12:50

Për herë të parë në Tuz votohet sot për të zgjedhur kryetarin e komunës...

Kjo është një ditë historike për shqiptarët që banojnë në Malin e Zi. Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë në këtë ditë nuk kanë munguar ditët e fundit edhe Tirana dhe Pirshtina.
 
Nikë Gjeloshaj është kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar. Koalicioni “Forumi shqiptar”, gjatë fushatës garoi me parullën “Malësia na bashkon”.
 
Nëse fiton, Gjeloshaj do të udhëheqë komunën e dytë me shumicë shqiptare në Mal të Zi, pas asaj të Ulqinit. Të drejtë vote kanë të paktën 11.800 votues dhe që po shprehin vullnetin e tyre në 30 qendra votimi.
 
Këto janë zgjedhjet e para pas hyrjes në fuqi të ligjit që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit vitin e kaluar, duke e ndarë atë nga Podgorica.