LSDM mban kongresin e 23-të, pritet të konfirmohet mbështetja për Pendarovskin
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot do ta mbajë Kongresin e 23 të partisë ku duhet ta konfirmojë emrin e Stevo Pendarovskit...

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot do ta mbajë Kongresin e 23 të partisë ku duhet ta konfirmojë emrin e Stevo Pendarovskit për kandidat për president të shtetit në zgjedhjet presidenciale.
Në hapjen e kongresit është parashikuar fjalim të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa pjesa e punës do të jetë e mbyllur për opinionin.
Në fund të kongresit, i cili sërish do të hapet, do të mbajë fjalim kandidati i përzgjedhur për president të shtetit.
Edhe partneri tjetër i koalcionit BDI në Reçicë të Vogël, do të mbaj seancë të Këshillit Qendror ku do të bisedohet për zgjedhjet presidenciale, kongresin e Forumit Rinor të BDI-së, kongresi i Forumit të Grave të BDI-së, se dhe për procesin e riregjistrimit të anëtarësisë.
