Maqedoni
Lajmet e rreme, qytetarët: Nuk ju besojmë; Temenugova: Mungon edukimi tek publiku
03.03.2019 15:13
Fake News apo Lajmet e rreme, si dukuri gjithnjë e më shumë janë të pranishme në Maqedoni...

Fake News përhapen më një shpejtësi të madhe duke shkaktuar tek qytetarët pasiguri dhe panic në ndërkohë.
Ekipi i TVM 2 vendosi që të marrë opinionet e qytetarëve për të kuptuar sa të nejtit u besojnë lajmeve të cilat shpërndahen nëpër rrjetet sociale.
Shumica nga të anketuarit u shprehën se shum pak janë ndjekës të rregullt të rrjeteve sociale, aq më tepër sepse nuk u besojnë lajmeve të Facebook-ut. Sipas tyre pjesa më e madhe është vetëm gënjeshtër.
“Shume pak i përcjelli 80% janë të paverteta 20 % mund të thuhet se të verteta . Mund te them se nuk I percjelli edhe aq shume”.
“Lajmet ne rrjetet socilae janë shume negative se sa pozitive . lajmet që dalin nëpër rrjete sociale nuk ju besoj”, shprehen qytetaret.
Aleksandra Temenugova nga Instituti për Studime të Komunikimit thotë se për ti besuar vërtetësisë së lajmit nevojiten informacione shtesë, të cilat do të konfirmonin saktësinë e lajmit.
“Shumë lehtë në rrjetet sociale shpërndahen lajmet e reme , informacione të pakonfirmuara . Ndërsa këto lajme tek publiku shpesh herë krijojnë panik dhe josiguri . Dhe këto ndjenja që krijohen tek publiku është receta që me shpejtësi të madhe të përhapet lajmi. Por publiku së pari duhet të sigurohet se ky lajm a është i vertetë duhet të hulumtojë , kush e ka shpendarë lajmin, cili është burimi i lajmit , mos kanë ndonjë qëllim të caktuar, këto janë vetëm disa hapa për konfirmimin e lajmit”, theksoi Aleksandra Temenugova nga Instituti për Studime të Komunikimit.
Temenugova thekson gjithashtu se edukimi për lajmet e rreme duhet të fillojë në moshë të hershme që në shkollimin parashkollor.
“Arsimi mediatik ketu tek ne nuk trajtohet në nivelin e duhur. Duhet te këtë edukim të publikut. Edukimi nga lajmet e rreme ne rrjetet sociale fillon në një moshe të hershme, pershembull në Finlandë fillon qysh ne kopësht. Së fundmi ne kanalin youtjub për fëmijë, para shfaqjes së një filmi vizatimorë ndodh të shfaqet një figurë e frikshme e qujatur MOMO, dhe kjo krijon frigë tek fëmijët”, shtoi Temenugova.
Sipas një hulumtimit të bërë nga institutit për studime të komunikimit thuhet se 71% e të anketuarve nga mosha 15 deri në moshën 24-vjeç informohen vetëm nga mediat on-line.
Ndërsa 26.3 % kur lexojnë një lajm në internet rrallë kërkojnë informacione shtesë, 17.2% kurrë nuk kërkojnë informacione shtesë dhe 38.1% prej të anketuarve informacione shtesë në burime të tjera mediatike kërkojnë vetëm me raste.
REJHANE BUSHI-METAJ
