Maqedoni
Mladen Çadikovski: Ka më shumë transparencë por nuk është mjaft
03.03.2019 16:47
Ka pëmriësime në llogaridhënie nga ana e ministrave në pyjetjet e gazetarëve mirëpo akoma ka presione...

Ka pëmriësime në llogaridhënie nga ana e ministrave në pyjetjet e gazetarëve mirëpo akoma ka presione, kërëcnime e fyerje nga ana e tyre në drejtim të gazetarëve.
Kështu theksoi kryetari i SHGM-së, Mladen Çadikovski gjatë interivstës javor dhënë për Radio Evropa e lirë.
Ai gjithashtu foli edhe për fondin e njoftuar për media nga qeveria për përmirësimin e gjendjes financiare në media.
Sipasi tij shoqëria në Maqedoni ende nuk është e gatshme për formim të modelit që lejon paratë publike në media, posaçërisht kur bëhet fjalë për mediat elektronike.
“Po ka më shumë transaprencë , më shumë llogaridhënie kjo mund të vërehet. Por dua të them që ka disa probleme akoma me të cilat jemi përballur edhe në të kaluarën por edhe tani përballemi. Ju sot keni ministra që kërcënojnë me padi gazetarët, edhe sot keni minitrsa që i klsaifikojnë mediat në mënyra të ndryshme, edhe sot keni ministra që në vend se të përgjigjen për pyjetjet e gazetarëve ata përgjigjen me kundër pyjetje dhe shpesh herë në mënyrë ironike apo në mënyra që ka për qëllim ta fyej gazetarin, kjo nuk është mirë”, shprehet kryetari i ShGM-së, Mladen Çadikovski.
