Maqedoni

Fruthi përhapet edhe në Gjevgjeli, mjekët: Vaksinoni fëmijët, për të mirën e shëndetit

03.03.2019 17:01

Pas epidemisë së madhe të fruthit në Serbi dhe Rumuni,ku dhe kishte fushatë të rreptë kundër vakcinimit të popullatës...

Pas epidemisë së madhe të fruthit në Serbi dhe Rumuni, ku dhe kishte fushatë të rreptë kundër vakcinimit të popullatës, gjithashtu edhe Maqedoninë e kaploi epidemia e fruthit. 
 
Mjekët thonë se është dobësuar imuniteti kolektiv andaj apelojnë që të rritet  intenziteti I vakcinimit punktet e shtëpive të shëndteit janë të hapura edhe për vikend.
 
“Vakcinoni fëmijët tuaj, është për të mirën e shëndetit të tyre, që të mbrohen në rastin konkret nga fruthi, si dhe nga shumë sëmundje të tjera të cilat mund të dëmtojnë shëndetin në periudhë afatgjate”, shprehen mjeket.
 
Pas Shkupit Tetovës dhe Kumanovës infektimi nga fruthi është përhapur edhe në Gjevgjeli  ku vlejnë masat e njejta si në kryeqytet fëmijët e pavakcinuar nuk pranohen nëpër cerdhe .
 
Numri më I madh I fëmijëve të sëmurëve nga fruthi nuk kanë qenë të vakcinuar, ndërsa prej fillimit të epideimisë në Shkup numri I të sëmurëve ka  kaluar mbi treqind, ndërsa ka pasur edhe raste fatale.
 
Raste të rënda me fruth ka në spitalin për sëmundje infektive dhe spitalin për sëmundjen e fëmijëve. Deri më tani janë vakcinuar rreth 12 mijë fëmijë.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI