Maqedoni
Kongresi i LSDM – së, Pendarovski mori mbështetjen për president; Pendarovski: Do ti përfaqsoj të gjithë qytetarë; Zaev: Pendarovski, kundërshtar i ndarjeve
03.03.2019 17:33
Me një mbështetje të njëzëshme, Stevo Pendarovski edhe zyrtarisht morri mbështetjen për president të shtetit, në kongresin e 23 të LSDM-së...

719 delagatë vlerësuan se Pendarovski është njeri me përvojë politike dhe vizion evropian, i denjë për president të shtetit.
Duke u faleminderuar për besimin e dhënë, për here të dytë, Pendarovski tha se do të jetë president që do të përfaqsoj interesat e të gjithë qytetarëve.
Sipas Pendarovskit është historike që për herë të parë një kandidat maqedonas ka mbështetjen e tre partive politike shqiptare, kurse sipas tij as opozita shqiptare nuk mund të ketë vërejtje për qëndrimet e tij sa i përket çështjeve ndër-etnike dhe rolin që shqiptarët duhet ta kenë në Maqedoninë e Veriut.
“Të tregojmë se në këto kohëra me turbulencë , në këtë pjesë të Ballkanit, pikërisht ky opcion politik dhe këto njerëz më së miri e kuptojnë konteksin historic dhe duan që përfunsimisht të rrumbullaksojnë projektin e Maqedonisë së Veriut të integruar, demokratike dhe multietnike. Më 21 prill dhe 5 maj është me rëndësi të themi se në një shtet të Ballkanit, është e mundur që njerëz të etnive të ndryshme të bashkohen pas qëllimeve të ngjajshme, anëtarsimit në strukturat euro-atlantike, ligjeve që përparojnë të drejtat e qytetarëve dhe përfaqsuesve politik të cilët I tejkalojnë linjat e ndarjeve shekullore në baza etnike”, u shpreh kandidati për kryetar të shtetit Stevo Pendarovski.
Mbaruam procesin e zgjidhjes së ngerçeve poltike, tani do të fokusohemi në zbatimin e reformave të brendshme, me qëllim të zhvillimit të shtetit, tha kryetari I LSDM-së Zoran Zaev.
Por për të mbaruar këtë proces, sipas Zaevit nevoitet konstruktivitet dhe bashkëpunim. Garancë për këtë sipas Zaevit është kandidati për president Stevo Pendarovski.
“Shkojmë së bashku, për shkak se e dime që Maqedonisë i nevoitet kryetar, i cili me ndjejnë të madhe të përgjegjësis, dinamikë dhe përkushtim do të ofrojë zgjidhje dhe do të kyçet në mbështetjen e rrugës tonë, e cila vendin e çon përpara drejt një ardhmërie të sigurtë në NATO dhe BE. President i cili është kundërshtar i ndarjeve dhe izolimeve dhe I cili e promovon Maqedoninë e Veriut si vend global dhe të drejtë. President I cili do të jetë konstruktiv dhe partner në proceset e reformava, integrimeve dhe proceseve ekonomiike. Stevo Pendarovski është ai president, ai personalitet me integritet dhe me përvojë politike profesionale dhe serioze”, theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Zaev dhe Pendarovski thane se presin fitore më 5 maj në zgjedhjet presidenciale dhe në këtë mënyrë të dërgojnë në histori politikat e presidentit të deritanishëm Gjorgje Ivanov, i cili sipas tyre ka qenë jokonstruktiv.
ERSAN PAJAZITI
