Maqedoni

Këshilli i përgjithshëm i BDI-së konfirmon mbështetjen për Pendarovskin

03.03.2019 17:52

Bashkimi Demokratik për Integrim, ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e kandidatit për president të shtetit Stevo Pendarovskit...

Ndërkohë Kryesia Qendrore e BDI-së, ka vendosur që shef i shtabit Zgjedhor të jetë nënkryetari i kësaj partie, Izet Mexhiti. Deputeti Artan Grubi, theksoi se vendimi për të mbështetur Pendarovskin për president të vendit erdhi një zëri nga kryesia e BDI.
 
“Këshilli I përgjithshëm I BDI-së unanimisht mbështeti konceptin e kandidatit të përbashkët konsensual, kandidaturën e z.Stevo Pendarovskit, për president të Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu këshilli I përgjithshëm vendosi që kuvendi I formit të gruas të BDI-së të mbahet me 14 prill të vitit 2019 në Shkup, ndërsa gjithashtu të fillon përgaditjet edhe të kuvendit të forumit rinor të BDI-së që planifikojmë të mbajm në Tetovë”, u shpreh deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
 
Selinë e BDI-së e ka vizutar edhe kandidati për president Stevo Pendarovski, I cili thekoi se koncepit I tij është për një Maqedoni për të gjithë, dhe sipas tij nuk ka qytetar të rendit të par dhe të dytë.
 
“Erdha ta publikoj vizionin tim, unë kam 20 vjet që jam prezent në opinion. Maqedonia për të gjithë, nuk do të ketë qytetar të rendit të parë dhe të dytë, nuk duhet të ketë qytetar të privilegjuar por të gjithë duhet të jenë të barabart. Unë nuk heq dorë nga ky koncepit përkundërazi do të angazhohem që kjo të bëhet realitet”, theksoi kandidati per president Stevo Pendarovski.
 
Përndryshe Kryesia Qendrore e BDI-së sipas deputetit Artan Grubi, do filloj bisedimet për të gjetur një kandidat të mirë për të parin e komunës së Dibrës.
 
Sipas Grubit do ulet dhe do diskutohet me partnerët e koalicionit për proceset edhe në Dibër dhe në Ohër.
 
Ndërkohë I pyetur se pse BDI nuk e mbështet kandidaturën e profesor Blerim Rekës, Grubi u shpreh se që nga viti 2014 BDI punon me racionalitet dhe qëllime strategjike e vizionare, sipas tij BDI ka kërkuar që nga viti 2014 një kandidat konsensual që sot është arritur që të jetë Stevo Pendarovski.
 
VISAR SADIKI