Maqedoni
Forumi i gruas së VMRO-DPMNE, Mickoski: “Zaevizimi”, duhet të mposhtet; Siljanovska: Askush nuk mund të na mohoj të drejtën e vetëpërcaktimit
03.03.2019 18:27
Zaevizmi patjtër duhet të mposhtet, ndërsa zgjedhjet që po vijnë do të jenë referendum i popullit, kështu theksoi lideri i opozitares...

Zaevizmi patjtër duhet të mposhtet, ndërsa zgjedhjet që po vijnë do të jenë referendum i popullit, kështu theksoi lideri i opozitares, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili duke iu drejtuar të pranishmive në konfernecën e 18-të të uninoit të grave të kësaj parite, drejtoi akuza të ashpërta ndaj pushteit duke numëruar dështimet që sipas tij shënon në të gjitha fushat.
“Zaevizimi patjetër të mposhtet ndërsa zgjdhjet që vijn do të jenë referndum i popullit. Tani është koha që të dëgjohet zëri juaj në politik dhe momenti kur duhet që çdonjëri prej jush të përcaktohet. Dhe me të vërtetë nuk mjafton që të qëndroni para ekraneve të vogla dhe të jeni të hidhëruar për shkak realitetit të keq. Duhet të zgjedhni anë, të dilni dhe të votoni. Duhet të jeni të vendosur. Ose do të votoni kundër gjithë kësaj që po ndodh, ose do të refuzoni të ndikoni në gjërat që përkeqësohen”, shprehet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Micksoski.
Kandidatja nga radhët e kësaj partie, Grodana Siljanovska Davkova kërkoi mbështetjen e qytetarëve për presidencialet, ndrësa u shpreh edhe kundër marrëveshjes së Prepës.
“Të kuptohemi, ne akujt nuk mund ti tregojmë se do të quhet pasi e drejta e vetëpërcaktimit është normë e detyrueshme ndërkombëtare që vlen për të gjithë që do të thotë se vlen edhe për Maqedoninë. Kur nuk ka kritika nuk ka politikë të mirë, pra nuk guxon politika të mbetet e në duart e disa personave, nuk guxon politika të jetë vetëm një anë dhe të mos ketë dimension kritikë”, theksoi kandidatja për presidente të Maqedonisë, Grodana Siljanovska Davkova.
Edhe kryetarja e unioit të grave nga VMRO-DPMNE, Bllagica Leskovska në fjalimin e saj tha se Maqedonia ka gjithëçka por jetë nuk ka.
Ajo theksoi se askush nuk ka të drejt të quaj VMRO-në parti anti perendimore pasi aktivitet e kësaj parite e kanë dëshmuar të kundërtën.
ZEKIRIJA MEXHITI
