Maqedoni
Rasti “Monstra”, vazhdon gjykimi
04.03.2019 09:18
Vazhdon gjykimi për rastin Monstra. Në seancën e kaluar u prezentuan dëshmi të siguruara me masat e veçanta hetimore...

Vazhdon gjykimi për rastin Monstra. Në seancën e kaluar u prezentuan dëshmi të siguruara me masat e veçanta hetimore, seance e cila u mbajt me dyer të mbyllura dhe jasht syve të opinioit.
Gjykatësi Ognen Stavrev tha se do të kërkojë takim me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, në të cilin do të kërkojë informacion për ekstradimin e të arratisurve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët me vite ndodhen në Kosovë. Rasti “Monstra” në shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rastin e ndërmori PPS.
Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012, kur u vranë 5 persona, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të gjykuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masën e kujdesit.
Pas pezullimit të aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ka Prokuroria Speciale me crast lënda u kthye në gjykim të sërishëm.
