Alabama, viktima dhe të zhdukur pas një tornadoje
Të paktën 23 persona vdiqën pas kalimit të një tornadoje që shkaktoi dëme katastrofike në Alabama, në juglindje të ShBA-së...

Të paktën 23 persona vdiqën pas kalimit të një tornadoje që shkaktoi dëme katastrofike në Alabama, në juglindje të ShBA-së, sipas sherifit lokal.
“Bilanci paraprak ka arritur në 23 të vdekur’’,- deklaroi sherifi i kontesë Lee, zonë në lindje të Alabamës.
Raportohen gjithashtu për disa të zhdukur dhe të plagosur rëndë që po marrin ndihmë mjekësore, në mesin e viktimave ka edhe disa fëmijë.
Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve u ndërprenë gjatë mbrëmjes, për shkak të kushteve të këqija të motit për të rinisur sot në mëngjes.
Presidenti amerikan, Donald Trump, u përcolli ngushëllimet personave të prekur nga katastrofa natyrore.
