Botë

Venezuelë, Guaido thërret në protesta masive

04.03.2019 10:33

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka njoftuar se do të kthehet në vendin e tij të kapluar nga kriza...

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, ka njoftuar se do të kthehet në vendin e tij të kapluar nga kriza, madje duke bërë thirrje për protesta masive.

“Thërras venezuelasit që të mblidhen në të gjithë vendin në orën 11:00”, ka shkruar në Twitter.

Guaido, të cilin për president e njohin mbi 50 vende të botës, i ka bërë thirrje Nicolas Maduros që të japë dorëheqje nga pozita e presidentit.

Nga ana tjetër,  Maduro këmbëngul se është president legjitim, ndërkohë që ka mbështetjen e Kinës, Rusisë e Kubës.

Është e paqartë se si Guaido do të kthehet në Venezuelë dhe se cilat mund të jenë veprimet e Maduros rreth kësaj.

Këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, ka thënë se çdo veprim kërcënues kundër kthimit të tij të sigurt, do të ketë kundërpërgjigje të ashpër.